sedat bislimi premtimet per moranen do te shnderrohen ne projekte konkrete 68cc893ff0800

Sedat Bislimi: Premtimet për Moranën do të shndërrohen në projekte konkrete

September 19, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në Moranë, në një ngjarje ku mori pjesë edhe deputeti i zonës, Bekim Sali.

FB IMG 1758232936162

“Shef i shtabit lokal u caktua Erduan Ali, i cili është gjithashtu kandidat për këshilltar në listën e VLEN-it me numrin rendor 4″, thuhet në njoftim.

FB IMG 1758232945905

Duke folur para banorëve, deputeti Bekim Sali theksoi rëndësinë e mbështetjes për kandidatin e VLEN-it për kryetar komune.

“Ai ka përkrahjen e qeverisë dhe me të, nevojat e Moranës do të jenë pjesë e plan-programit 4-vjeçar,” deklaroi Sali.

FB IMG 1758232943193

Nga ana e tij, kandidati për kryetar komune, Sedat Bislimi, prezantoi programin e tij për Moranën, duke nënvizuar disa nga prioritetet kryesore:

-ndërtimi i objektit të ri të shkollës,

-hapja e çerdhes,

-kanalizimi,

-infrastruktura rrugore.

“Morana do të ketë vend të veçantë në programin tonë. Premtimet tona do të shndërrohen në projekte konkrete”, tha Bislimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mira kazhani u diagnostikua me kancer gjiri gazetarja rrefen betejen me semundjen 68cc85128f826
Lajmi i mëparshëm

Mira Kazhani u diagnostikua me kancer gjiri! Gazetarja rrëfen betejën me sëmundjen

curri ironizon neser rama i thote dielles bej foto nudo te opozitareve ajo e ben 68cc97b582ed7
Lajmi i radhës

Curri ironizon: Nesër Rama i thotë Diellës bëj foto nudo të opozitarëve, ajo e bën

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë