sedat bislimi pensionistet e studenicanit meritojne nje jete me dinjitoze dhe aktive 68c9ca1968278

Sedat Bislimi: Pensionistët e Studeniçanit meritojnë një jetë më dinjitoze dhe aktive

September 16, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, së bashku me ekipin e tij të shtabit lokal zgjedhor, zhvilloi një takim me pensionistët e komunës, ku u diskutua për sfidat dhe nevojat e tyre.

Në takim, pensionistët theksuan dëshirën për krijimin e një shoqate të pensionistëve në kuadër të komunës së Studeniçanit. “Shoqata do të na mundësonte të adresojmë më lehtë dhe në mënyrë më efikase nevojat tona dhe të përfaqësojmë interesat tona,” u shprehën ata.

Ata ngritën gjithashtu disa kërkesa konkrete, mes të cilave:

  • hapësira administrative për mbajtjen e mbledhjeve,

  • klub pensionistësh për aktivitete të përbashkëta,

  • përkujdesje shëndetësore,

  • mbështetje financiare për ata me pensione të ulëta.

Sedat Bislimi u shpreh i vendosur për t’i mbështetur këto nisma.

“Si kandidat për kryetar komune, së bashku me ekipin tim shprehim gatishmërinë që me ardhjen në komunë do t’i mbështesim iniciativat e pensionistëve. Do të angazhohemi që të gjendet një mënyrë ligjore dhe praktike për realizimin e këtyre kërkesave, sepse pensionistët tanë e meritojnë një jetë më dinjitoze dhe aktive brenda komunës sonë”, u shpreh Bislimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alberije hadergjonaj tregon kandidatin e preferuar per decanin me pushon shpirti kur vij nga amerika 68c9c5f29b1e1
Lajmi i mëparshëm

Alberije Hadërgjonaj tregon kandidatin e preferuar për Deçanin: Më pushon shpirti kur vij nga Amerika…

mexhiti nuk ka indikacione per zgjedhje te parakohshme riformatim te qeverise dhe mund te kete 68c9cff1d140d
Lajmi i radhës

Mexhiti: Nuk ka indikacione për zgjedhje të parakohshme, riformatim të Qeverisë dhe mund të ketë

Të fundit nga

ShkoLartë