sedat bislimi nga batinca uji i pijshem nuk do te jete me luks por e drejte e garantuar 68d58b7a58846

Sedat Bislimi nga Batinca: Uji i pijshëm nuk do të jetë më luks, por e drejtë e garantuar

September 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, gjatë një vizite në Batincë, u takua me familjen Rizvanoviç dhe dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve për mungesën e ujit të pijshëm, problemet infrastrukturore dhe sfidat e përditshme me të cilat përballen.

“Këto probleme nuk janë thjesht fjalë, por realitet i hidhur që banorët e Batincës dhe Studeniçanit e jetojnë çdo ditë. Dhe pikërisht këto realitete janë arsyeja pse unë kam hyrë në këtë garë”, tha Bislimi.

Ai u zotua se me punë dhe përkushtim do të ofrojë zgjidhje konkrete për banorët e komunës.

“Me mbështetjen tuaj, do të bëjmë që uji i pijshëm të mos jetë më luks, por e drejtë e garantuar. Infrastruktura do të jetë prioritet, ashtu si edhe çdo hall tjetër që sot e shprehët me sinqeritet”, deklaroi ai.

Bislimi theksoi se nuk premton “fjalë boshe”, por angazhim të ndershëm për ndryshime reale.

“Bashkë do t’i zgjidhim këto probleme, sepse Batinca e Studeniçani meriton më mirë!” përfundoi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deklarata e forte e konkurrentit te perputhen deputeti shqiptar me ofroi 100 mije euro per te fjetur me mua 68d58751cd1b7
Lajmi i mëparshëm

Deklarata e fortë e konkurrentit të “Përputhen”: Deputeti shqiptar më ofroi 100 mijë euro për të fjetur me mua

nikolloski eshte vene ne funksion radari ne aeroportin e shkupit 68d59893a9837
Lajmi i radhës

Nikolloski: Është vënë në funksion radari në Aeroportin e Shkupit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë