sedat bislimi kandidat i vlen it per komunen e studenicanit 689f7e0691a1c

Sedat Bislimi, kandidat i VLEN-it për Komunën e Studenicanit

August 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka vlerësuar kandidatin e këtij koalicioni për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, si një mundësi të re për zhvillimin e komunës.

“Sedat Bislimi nuk është vetëm kandidat i VLEN-it për Komunën e Studenicanit, por edhe emri i përveçëm i një oferte të re, pa hipoteka, përtejpartiake dhe një mundësi e re për një Karshiakë të Re”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndërkaq, vet Bislimi njoftoi në rrjetet sociale kandidaturën e tij për Komunën e Studeniçanit.

Njoftimi i plotë i Sedat Bislimit:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Studeniçanit,

Pas disa vitesh angazhim profesional me përvojë pune si revizor i brendshem në Agjencinë IPARD, Ju informoj se, pas disa konsultimeve, kam vendosur ta pranoj një sfidë të re në jetën time – ofertën e VLEN-it që të jem në garë si kandidat për kryetar në Komunën e Studenicanit. Sfidën e pranova më shumë si detyrim për ndryshime pozitive ndaj banorëve të Komunës që i takoj sesa si ndonjë privilegj personal. Thjesht, nuk mund ta refuzoja mundësinë që të kontribuoj për Karshiakën tonë. Andaj sot qëndroj para jush si një kandidat që nuk premton vetëm fjalë, por punë dhe rezultate konkrete.

Unë jam i bindur se koha e ndryshimit ka ardhur dhe se Studeniçani meriton një të ardhme më të mirë – një komunë që punon për qytetarët, një administratë të hapur dhe transparente dhe një zhvillim të balancuar në çdo fshat e lagje.

Duke i falënderuar drejtuesit qendrorë dhe lokalë të VLEN-it për propozimin, pres mbështetjen e secilit banorë të Komunës së Studeniçani, pavarësisht përkatësisë politike, etnike e fetare. Unë jam dhe do të jem në shërbim të të gjithëve njësoj.

Me nderime!

Sedat Bislimi

Kandidat për kryetar në Komunën e Studeniçanit

Koalicioni VLEN

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cka po ndodh me fc shkupi sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0 3 689f7e02b0731
Lajmi i mëparshëm

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

masat e qeverise per uljen e cmimeve te pajisjeve shkollore per 10 deri ne 15 filloi nga sot 689f832a3700f
Lajmi i radhës

Masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore për 10 deri në 15 % filloi nga sot

Të fundit nga

ShkoLartë