Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje forcave opozitare që të bashkohen të gjitha së bashku kundër qeverisë.
Lapaj, gjatë një interviste televizive tha se është koha që të gjitha forcat opozitare të shtrijnë dorën dhe të bashkohet në një front të madh përballë qeverisë.
“Ne mund të mos e duam njëri-tjetrin, por e vërteta e madhe është që ka një kohë për t’u zënë, ka dhe një kohë për t’u bashkuar kundër një të keqe më të madhe. Koha kur mund të më sulmojnë mua si Adriatik, edhe ata që janë në opozitë, nuk është tani, është më vonë. Sot është koha që secili të shtrijë dorën dhe të bashkohet në një front të madh qytetar kundër hajdutërisë së madhe që ka kapur vendin”, tha Lapaj.
Më tej, kreu i Shqipëria Bëhet, tha se qeveritë ikin me qëndresë dhe se nuk ikin me protesta dy orarëshe dhe me molotov dhe kapsolla.
“Kjo bëhet vetëm me bashkim të madh qytetar, që të kenë mundësi që të vijnë këtu edhe socialistë. Qeveritë ikin me qëndresë, nuk ikin me kapsolla apo me Molotov 2-orarësh. Duhet qëndresë dhe duhet të bindet popullsia që e kanë seriozisht”, theksoi Lapaj.
Burimi: botasot.info


