seanca per kanalin iber lepenci u nderpre prokurori mungonte su caktua data e re gjyqtari pensionohet 6ad6247fd2f8d

​Seanca për kanalin Ibër-Lepenci u ndërpre, prokurori mungonte, s’u caktua data e re, gjyqtari pensionohet

October 19, 2026
1 minut lexim

Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci u shty, pasi që prokurori i rastit, Bekim Kodraliu nuk ishte i pranishëm në seancë dhe e zëvendësoi kolegu, Armend Zeneli.

Se kur do të mbahet seanca e radhës ende nuk u caktua, sepse gjyqtari Vesel Ismaili do të pensionohet më 10 nëntor dhe nuk mund të vazhdojë më rrugëtimin profesional.

Prokurori Zeneli kërkoi që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër, sepse, sipas tij, Kodraliu kishte një urgjencë dhe e kishte të pamundur të vinte në seancë.

Zeneli: Prokurori ka pasur një urgjencë, propozoj që seanca e sotme të ndërpritet

“Prokurori ka pasur një urgjencë. Propozoj që seanca e sotme të ndërpritet dhe të shtyhet për një datë tjetër”, tha ai.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve e kundërshtuan propozimin e prokurorisë, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, tha se miratohet kërkesa e prokurorit Zeneli.

Ismaili: Më 10 nëntor e përfundoj karrierën time, pensionohem

“Trupi gjykues pas këshillimit merr aktvendim: aprovohet propozimi i prokurorit. Seanca e sotme ndërpritet dhe e njëjta caktohet në kohë të pacaktuar. Arsyeja pse nuk është vendosur afati është që unë më 10 nëntor e përfundoj karrierën time, pensionohem. Për caktim do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zv kryeministri sali pas 35 vitesh pritje realizohet premtimi per provimet profesionale ne shqip 6ad62426105fe
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri Sali: Pas 35 vitesh pritje, realizohet premtimi për provimet profesionale në shqip

radev thekson mundesite e investimeve ne bullgari gjate takimit me ministrin e jashtem kinez 6ad6251931f7d
Lajmi i radhës

​Radev thekson mundësitë e investimeve në Bullgari gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kinez

Të fundit nga

ShkoLartë