seanca maratone kuvendi miratoi kater anetare te rinj te keshillit mbikeqyres te bankes se shqiperise 69980ad5eafb3

Seanca maratonë/ Kuvendi miratoi katër anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

February 20, 2026
1 minut lexim

Në një seancë maratonë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar disa projektvendime për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke zgjedhur katër anëtarë të rinj, ndërsa një kandidaturë u shty për votim në një seancë të ardhshme.

Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan projektvendimin për zgjedhjen e Selami Xhepës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Në një tjetër votim, me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, e cila do të bëhet pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore.

Ndërkohë, projektvendimi për zgjedhjen e Matilda Shehut u shty për votim në një seancë tjetër plenare, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 74 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e Ervin Metes si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës.

Po ashtu, me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim, u miratua zgjedhja e Jonida Priftit si anëtare e këtij institucioni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

donald trump paralajmeron publikimin e dosjeve per alienet dhe ufo t ka interes te jashtezakonshem 69980a0aceca6
Lajmi i mëparshëm

Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për alienët dhe UFO-t: Ka interes të jashtëzakonshëm

up kerkon kthimin e objektit analistet paralajmerojne loje te re politike te serbise 69980aeeaf17c
Lajmi i radhës

UP kërkon kthimin e objektit, analistët paralajmërojnë lojë të re politike të Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë