seanca fillestare ndaj simiqit dhe vukasinoviqit per sulmin ndaj gazetareve ne leposaviq 68cb46b9a1a85

Seanca fillestare ndaj Simiqit dhe Vukasinoviqit për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

September 18, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, gjatë ditës së nesërme, do të mbahet seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të akuzuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Në qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj tyre, duke i ngarkuar me veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, sipas nenit 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, më 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K. në Leposaviq, i pandehuri Simiq dyshohet se ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash. Në momentin kur ish-ministri doli nga objekti i komunës, persona civilë të maskuar filluan të gjuanin shok-bomba në drejtim të veturës zyrtare. Pas kalimit të veturës, Simiq dyshohet se ka urdhëruar turmën që të sulmojë mediat.

“Sulmi ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediale fillimisht është bërë me shok-bomba, e më pas me goditje fizike, grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni, tulla, ngjyra dhe sende të tjera. Si pasojë, dy gazetarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, ka njoftuar Prokuroria.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos na fusin ne kurth ketu dumani zbulon oferten e capjave vrasja qe shpetoi sokol
Lajmi i mëparshëm

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

kostoja tragjike e temperaturave te larta shifra qe tregojne se sa vdekje shtese shkaktuan ato ne disa vende te evropes 68cb47b72bc30
Lajmi i radhës

Kostoja tragjike e temperaturave të larta – shifra që tregojnë se sa ‘vdekje shtesë shkaktuan ato’, në disa vende të Evropës

Të fundit nga

Branca zbulon prapaskenat

Marco Branca, ish-drejtori sportiv i Interit, rrëfeu historinë e tri transferimeve kryesore të kohës së tij te klubi zikaltër. Për shkëmbimin Ibrahimovic-Eto’o të verës 2009, tha: “Ishte një proces gradual. Vullneti i
ShkoLartë