sbashk u paralajmeron kongres te jashtezakonshem nuk e perjashton greven 686522886d6b1

SBASHK-u paralajmëron Kongres të Jashtëzakonshëm, nuk e përjashton grevën

July 2, 2025
1 minut lexim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë të ditur se po përgatitet për thirrjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm, me karakter vendimmarrës, për të përcaktuar veprimet sindikale në rast se vazhdon boshllëku institucional dhe mungesa e dialogut me autoritetet qendrore.

Në një komunikatë për media, SBASHK-u thekson se “në takimet e shpeshta me udhëheqësit sindikal nga të gjitha nivelet e arsimit, ka analizuar me kujdes situatën aktuale politike dhe institucionale në vend”. Sipas kësaj komunikate, gjatë këtyre analizave janë shprehur “kritika të argumentuara ndaj partisë që doli e para në zgjedhjet e shkurtit”, të cilën e akuzon se po injoron vullnetin e qytetarëve dhe po lë anash prioritetet reale të vendit, përfshirë edhe interesat e punëtorëve të arsimit.

SBASHK-u shpreh shqetësimin se, për shkak të mungesës së institucioneve funksionale, “nuk ka se kujt t’i adresohen kërkesat e punëtorëve arsimor”, duke e cilësuar këtë si një boshllëk serioz institucional. Në këtë kontekst, sindikata ka intensifikuar kontaktet me strukturat sindikale në gjithë vendin, nga çerdhet deri te universitetet.

“Unanimisht është vendosur që të nisin përgatitjet për mbajtjen e një Kongresi të jashtëzakonshëm. Ky Kongres do të ketë karakter vendimmarrës për veprime të mëtejshme sindikale. Në të do të shqyrtohet dhe vendoset qartë nëse muaji shtator do të shënojë fillimin e vitit të ri shkollor, apo do të jetë fillimi i veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Sindikata shton se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të arsimit, ndërsa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që “të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve arsimor”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limani po ndertojme nje shoqeri te bazuar ne mundesi te barabarta drejtesi sociale dhe gjitheperfshirese 68651ec7c39bb
Lajmi i mëparshëm

Limani: Po ndërtojmë një shoqëri të bazuar në mundësi të barabarta, drejtësi sociale dhe gjithëpërfshirëse

i ndare prej vitesh nga roza lati stine rrefen raportin me moderatoren skemi kontakte por jam me fat qe 68652378695df
Lajmi i radhës

I ndarë prej vitesh nga Roza Lati, Stine rrëfen raportin me moderatoren: S’kemi kontakte, por jam me fat që…

Të fundit nga

ShkoLartë