saveski nuk do te kete raste ne sirtar dhe drejtesi selektive ne secilin rast vendosen fatet e njerezve 69ba81679a69e

Saveski: Nuk do të ketë raste në sirtar dhe drejtësi selektive, në secilin rast vendosen fatet e njerëzve

March 18, 2026
1 minut lexim

Ajo që unë dua të bëj është të garantoj një llogaridhënie dhe transparencë radikale, digjitalizim, dhe kushte pune që një prokuror të mund të kryejë punën e tij pa pengesa, në një mënyrë efektive dhe dinjitoze. Ndër të tjera, dhe ajo që shpesh komentohet është sigurimi i burimeve financiare, edhe pse fokusi vihet te pagat, pagat nuk janë problemi më i madh, por kushtet për të punuar. Nuk mund të luftosh me një institucion të varfër kundër të pasurve të krimit, tha në një intervistë për AIM-n, Nenad Saveski, i cili sot pritet të zgjidhet nga Kuvendi si kryeprokuror.

Më e rëndësishmja për të është digjitalizimi i punës së prokurorëve, në mënyrë që të mund të ndiqet puna e tyre dhe të mos ketë, siç thotë ai, “sistem stop të sirtarëve”.

“Ky digjitalizim mund të jetë një program që do të ishte “stop sistemi sirtarëve”. Pra, ajo që shpesh kritikohet për prokurorinë është se punon ngadalë, por gjithashtu të shihet se cilat janë arsyet për këtë. A është mungesë e stafit të kualifikuar, mungesë prokurorësh, ose mungesë e stafit ndihmës për prokurorët publikë”, tha ndër të tjera Saveski.

Ai nuk dëshiron të veçojë asnjë rast me të cilën do të fillojë si kryeprokuror i ri, sepse për të të gjitha janë njësoj të rëndësishme, pasi “bëhet fjalë për fatet e njerëzve”, por gjithashtu nuk do të bëjë drejtësi selektive dhe çdo çështje do të trajtohet sipas ligjit dhe afateve dhe parimeve të punës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cfare do te thote lufta ne iran per industrine e mbrojtjes se amerikes 69ba7b1267c4a
Lajmi i mëparshëm

Çfarë do të thotë lufta në Iran për industrinë e mbrojtjes së Amerikës?

dua lipa flet per dosjen e jeffrey epstein viktimat jane lene ne hije duket sikur po maskohet ajo qe ka ndodhur 69ba82cf0c6cf
Lajmi i radhës

Dua Lipa flet për dosjen e Jeffrey Epstein: Viktimat janë lënë në hije, duket sikur po ‘maskohet’ ajo që ka ndodhur!

Të fundit nga

Sonte finalja drithëruese në Prizren

Finalja e Ligës Unike pritet me kureshtje mes ekipeve të Kosovës në basketboll, Në finale do të përballen Peja 03 dhe Bashkimi i Prizrenit. Finalja luhet sonte në orën 19:30 në palestrën sportive
ShkoLartë