saranda imeri ushtruese detyre kryetar komune ne gostivar 690e9cd0da855

Saranda Imeri, ushtruese detyre kryetar komune në Gostivar?

November 8, 2025
1 minut lexim

Gostivar, 7 nëntor – Deputetja e koalicionit VLEN nga Gostivari, Saranda Imeri, nuk e ka mohuar mundësinë që të caktohet ushtruese detyre e kryetares së Komunës së Gostivarit.

E pyetur sonte nga televizioni Globi gjatë një eventi festiv ku ajo mori pjesë, Imeri deklaroi se në politikë gjithçka është e mundur.

“Në politikë gjithçka është e mundur,” tha deputetja Imeri, duke shtuar se nuk e mohon mundësinë që të marrë këtë detyrë.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se nga java e ardhshme do të zhvillohen takime me partnerët e koalicionit për të caktuar ushtruesit e detyrës së kryetarëve të komunave në të cilat nuk u arrit censusi zgjedhor – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Sipas ligjit, në këto komuna zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga shpallja përfundimtare e rezultateve zgjedhore nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi nga festa e fitores ne bogovine qytetaret zgjodhen ndryshimin 690e95c06a7fb
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi nga festa e fitores në Bogovinë: Qytetarët zgjodhën ndryshimin

moti sot kryesisht i vranet here pas here priten edhe reshje shiu 690edf735834d
Lajmi i radhës

Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshje shiu

Të fundit nga

ShkoLartë