saraji po behet simbol i bashkimit politik shqiptare dhe vizionit fitues 68a43c715ef2f

Saraji po bëhet simbol i bashkimit politik shqiptarë dhe vizionit fitues!

August 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 gusht – Bashkë me kryetarin aktual Iljas Vejseli, deputetin e zonës Blerim Bexheti, ish-deputetin Arben Ziberi, kryetarët e degëve dhe aktivin politik të Aleancës Kombëtare për Integrim, u takuam për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin tonë për zgjedhjet lokale në Saraj. Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një vizion të përbashkët zhvillimor për komunën, duke i dhënë qytetarëve një ofertë serioze, të qëndrueshme dhe fituese, bënë të ditur Blerand Ramadani kandidat për kryetar komune në Saraj.

Sipas tij Saraji meriton unitet politik, projekte konkrete dhe udhëheqje që punon për interesin e qytetarëve. Me këtë frymë, ne po ndërtojmë një front të fortë dhe të bashkuar që do ta bëjë ndryshimin real në tetor.
Urime dhe suksese Senehat Murtezani për rolin e shefit të shtabit!

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOJE
Lajmi i mëparshëm

Sot fillon dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave në Shkup

situata me zjarret 5 vatra te raportuara ne 24 ore 3 ende aktive 68a445d4ccac8
Lajmi i radhës

Situata me zjarret/ 5 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive

Të fundit nga

ShkoLartë