sapo ishte zgjedhur kryebashkiake si paraqitet gjendja shendetesore e 57 vjecares se plagosur jashte shtepise reagon kancelari gjerman kemi frike 68e536e61d6c4

Sapo ishte zgjedhur kryebashkiake, si paraqitet gjendja shëndetësore e 57-vjeçares së plagosur jashtë shtëpisë/ Reagon kancelari gjerman: Kemi frikë…

October 7, 2025
1 minut lexim

Kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit gjerman Herdecke, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një sulmi me thikë jashtë banesës së saj.

Iris Stalzer, 57-vjeçare dhe nënë e dy adoleshentëve, u gjet me plagë që rrezikonin jetën, në qytetin Herdecke të rajonit Ruhr në Gjermani. Ajo u transportua me helikopter në spital, njoftoi policia për CNN.

Kancelari Friedrich Merz reagoi ndaj ngjarjes duke e quajtur “një krim të tmerrshëm”.

“Ne kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së sapozgjedhur, Iris Stalzer, dhe shpresojmë për një shërim të plotë. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e saj,” shkroi Merz në rrjetin social X.

Stalzer, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë, u zgjodh kryebashkiake e Herdecke në raundin e dytë të zgjedhjeve më 28 shtator dhe pritej të merrte detyrën në nëntor.

Administrata e qytetit Herdecke e përshkroi ngjarjen si “tronditëse dhe të pabesueshme”, pa dhënë detaje të tjera për sulmin, i cili fillimisht u raportua nga gazeta gjerman Bild dhe transmetuesi publik WDR.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar një motiv por policia bëri të ditur se po shqyrtohen të gjitha pistat hetimore dhe se një lidhje familjare me ngjarjen nuk përjashtohet.

Vlen të përmendet se vitet e fundit në Gjermani janë shënuar disa sulme ndaj politikanëve. Në vitin 2019, vendi u trondit nga vrasja e Walter Lübcke, një zyrtar lokal që mbështeste politikat pro-refugjatëve të ish-kancelares Angela Merkel.

Ai u qëllua për vdekje nga një neonazist ndërsa qëndronte në tarracën e shtëpisë së tij, ndërsa sulmuesi është dënuar me burgim të përjetshëm.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spanje shembet godina gjashtekateshe te pakten tre te plagosur dhe te bllokuar ne rrenoja 68e5353358020
Lajmi i mëparshëm

Spanjë/ Shembet godina gjashtëkatëshe, të paktën tre të plagosur dhe të bllokuar në rrënoja

uje per 15 mije banore ne fushe kosove perfundohet projekti milionesh 68e53c104b8da
Lajmi i radhës

Ujë për 15 mijë banorë në Fushë-Kosovë, përfundohet projekti milionësh

Të fundit nga

ShkoLartë