samiti qeveri mafia ne aruba boci edhe ne vitin 2009 edi rama i mblodhi te fortet ne durres por nuk i eci plani 68d956359ba99

Samiti qeveri-mafia në Aruba, Boçi: Edhe në vitin 2009 Edi Rama i mblodhi të fortët në Durrës, por nuk i eci plani

September 28, 2025
min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me ngjarje të rënda që, sipas tij, tregojnë ngritjen e një narkoshteti në Shqipëri.

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderatorin Arnold Karriqi, Boçi deklaroi se Aruba është vetëm një pjesë e këtij projekti të mirëorganizuar kriminal. ‘Ne kemi nxjerrë vazhdimisht fakte. PD ka denoncuar investigime të ndryshme, shkrime të medieve ndërkombëtare që kanë treguar se kemi një narkoshtet në Shqipëri të ndërtuar në mënyrë të strukturuar, në mënyrë të programuar nga ky kryeministër,’ tha Boçi.

Sipas tij, ngjarja në Aruba i përket vitit 2019 dhe lidhet me një fazë të rëndësishme të ngritjes së këtij narkoshteti, ndërkohë që theksoi se tentativa për ndërtimin e kësaj strukture kriminale ka nisur shumë më herët, që në vitin 2009.

‘Aruba është një pjesë e fazës së ngritjes së këtij narkoshteti, sepse i përket vitit 2019. Për ta lidhur Arubën me një takim tjetër, unë vetë kam denoncuar që në 2009, Rama ka bërë një takim të këtij niveli në plazhin e Durrësit dhe ka kërkuar bashkëpunimin e gjithë të fortëve atëherë, sepse bandat e strukturuara u bënë të tilla në kujdesin e Ramës dhe premtonte ndarje pushteti me ta. Nuk e realizuan dot në 2009 sepse PD ka qenë në zenitin e shkëlqimit të saj edhe qeverisës, por e realizoi në 2013 dhe më pas e çimentoi gjatë këtyre viteve, ku përfshihet edhe takimi i 2019, që duhet qartazi se ka qenë një pikë kthese në bashkëpunimin e karteleve të drogës, bandave të narkotrafikut me qeverinë shqiptare, duke realizuar atë simbiozën e politikës me krimin e organizuar,’ deklaroi deputeti demokrat.

Më tej, Boçi tha se ky ka qenë projekt i menduar dhe i strukturuar nga Rama që në fazat e para të angazhimit të tij në politikë.

‘Duhet thënë që, ky ka qenë projekti i Ramës dhe madje dhe në filozofinë e tij, edhe para se të merrte pushtetin, ai mbronte teorinë se, shtete zhvillohen në mënyrën se si është ndërtuar Nju Jorku apo Florida, pra me ato paratë që injektohen nga trafiqet, krimi i organizuar, paraja e pistë dhe jo nga ritmet normale të zhvillimit ekonomik,’ tha deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në SYRI TV.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti shendeti eshte pasuria jone me e cmuar kujdesi per te duhet te jete prioritet 68d954d1c1985
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar, kujdesi për të duhet të jetë prioritet

prishtina i shkakton humbje te rende ferizajt 68d95698248b8
Lajmi i radhës

Prishtina i shkakton humbje të rëndë Ferizajt

Të fundit nga

ShkoLartë