samiti per klimen ne brazil pa marreveshje 6920c0f3629c8

Samiti për klimën në Brazil, pa marrëveshje

November 21, 2025
1 minut lexim

Në samitin për klimën COP30 që po mbahet në Brazil, draft-marrëveshja finale është zbehur ndjeshëm pas heqjes së çdo referimi ndaj “lëndëve djegëse fosile”, duke nxitur përplasje midis vendeve pro-ambicioze për klimën dhe atyre prodhuese të naftës.

Nga draft-marrëveshja finale në Samitin e OKB-së për klimën, COP30, që po mbahet në Brazil, është hequr çdo përmendje e lëndëve djegëse fosile.

Çdo referencë ndaj termit “lëndë djegëse fosile” është larguar nga drafti përfundimtar, i cili aktualisht është në proces negociimi dhe po hyn në fazën e tij finale.

Draft-marrëveshjet në takimet e gati 200 shteteve anëtare zakonisht kalojnë përmes shumë rishikimeve, pasi të gjitha palët duhet të pajtohen që teksti të miratohet.

Brazili, nën drejtimin e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, kërkojnë që samiti t’i obligojë shtetet me veprime më të shpejta dhe më të fuqishme për të zvogëluar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. Një version i mëparshëm i tekstit përmbante tre opsione për arritjen e këtij synimi, por pas kundërshtimeve — kryesisht nga vendet prodhuese të naftës — këto formulime janë hequr nga drafti aktual.

Një burim anonim i afërt me negociatat ka thënë se Arabia Saudite dhe disa vende arabe po e bllokojnë marrëveshjen lidhur me lëndët djegëse fosile, ndërsa ministrja franceze e ambientit ka deklaruar se procesi po bllokohet nga Rusia, India dhe Arabia Saudite, me të cilat, sipas saj, janë bashkuar edhe disa vende në zhvillim.

Ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili është shprehur se mbetet “shpresëplotë” për rezultate kuptimplota në negociatat e COP30, ndonëse ka pranuar se ka vështirësi serioze në arritjen e një marrëveshjeje të dakorduar mbi veprimet klimatike.

Lëndët djegëse fosile mbeten kontribuuesit më të mëdhenj në ndryshimet klimatike në planet.

Samiti për klimën mbyll punimet të premten.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video ministrja diella merr pjese ne festen kombetare shqiptare ne athine do te takohet me ministra e zyrtare te larte 6920c0839181a
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

familja qe jeton e izoluar humbet kujdestarine e tre femijeve pas nderhyrjes se autoriteteve italiane 6920c2a6284f8
Lajmi i radhës

Familja që jeton e izoluar humbet kujdestarinë e tre fëmijëve pas ndërhyrjes së autoriteteve italiane

Të fundit nga

ShkoLartë