samiti i procesit te berlinit rama ndan fotot shqiperia pjese aktive e diskutimeve per bashkepunimin rajonalp 68f9db3560750

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonalp

October 23, 2025
1 minut lexim

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë.

“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove, shkruan vizionplus.tv.

Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 2 4
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair! (VIDEO)

cilat jane skuadrat qe po tregojne fuqi te madhe ne ligen e kampioneve 68f9db94f0046
Lajmi i radhës

Cilat janë skuadrat që po tregojnë fuqi të madhe në Ligën e Kampionëve?

Të fundit nga

ShkoLartë