samiti i be se ne kopenhage danimarka ndalon te gjitha fluturimet me drone 68d93a15ba667

Samiti i BE-së në Kopenhagë, Danimarka ndalon të gjitha fluturimet me dronë

September 28, 2025
1 minut lexim

Danimarka do të ndalojë të gjitha fluturimet e dronëve civilë mbi territorin e saj gjatë javës së ardhshme, për të garantuar sigurinë gjatë Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Kopenhagë.

Lajmi u bë i ditur këtë të premte nga Ministria daneze e Transportit.

“Danimarka do të mirëpresë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme dhe do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë sigurisë.

Prandaj, nga e hëna deri të premten, do të mbyllim hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet e dronëve civilë,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Vendimi vjen pas disa incidenteve me fluturime të paautorizuara dronësh të panjohur në hapësirën ajrore daneze që nga data 22 shtator, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të disa aeroporteve. Autoritetet daneze kanë lënë të nënkuptohet se pas këtyre incidenteve mund të qëndrojë Rusia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen ali ahmeti eshte kumbar biznesi i mijallkovit dhe vuciqit 68d938b5a225f
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Ali Ahmeti është kumbar biznesi i Mijallkovit dhe Vuçiqit

skuadra shqiptare mposhtet ne slloveni ne ndeshjen e pare te kupes evropiane 68d93a74e8e79
Lajmi i radhës

Skuadra shqiptare mposhtet në Slloveni në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Të fundit nga

Haradinaj uron Vitin e Ri me një foto familjare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Vitin e Ri me një fotografi familjare. Përmes një postimi në Facebook, ai ua ka uruar këtë festë të gjithë qytetarëve,
ShkoLartë