samiti i be konsultime te rendesishme per asetet ruse 69425f35b47d5

Samiti i BE: Konsultime të rëndësishme për asetet ruse

December 17, 2025
min lexim

Në hapje të samitit në orën 18:00 në rendin e ditës janë planifikuar fillimisht bisedimet me kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në bisedimet për Ballkanin Perëndimor do të marrin pjesë përfaqësuesit kryesorë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Parimisht BE do që t’i afrojë më shumë brenda unionit të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe do t’i inkurajojë ato për më shumë përpjekje për reformat, në mënyrë që këto përpjekje të kurorëzohen me anëtarësimin.

Më i përparuar në procesin e antarësimit, sipas një analize të fundit të Komisionit Europian, është Mali i Zi. Parashikohet që ky vend t’i përmbyllë në vitin 2026 negociatat, nëse ruan ritmin e reformave. Për Shqipërinë konsiderohet e mundshme që negocitatat të përfundojnë në fund të vitit 2027.

Çështja e mprehtë e aseteve të ngrira ruse në BE

Të enjten (18.12.2025) do të diskutohet për mundësinë e përdorimit të pasurive të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë për të mbështetur Ukrainën.Nuk përjashtohet që bisedimet të vazhdojnë deri të premten ose edhe më gjatë.

Lidhur me pasuritë e ngrira ruse deri tani Belgjika, ku janë të depozituara këto pasuri, luan një rol kryesor dhe është e rezervuar. Qeveria ka rezerva të mëdha lidhur me çështje ligjore dhe rreziqe financiare si dhe druan për ekzistencën e Institucionit Financiar belg Euroclear. I ashtuquajturi administrues qendror së fundi administronte rreth 185 miliard euro të Bankës Qendrore ruse dhe kësisoj pjesën më të madhe të gjithsej 210 miliardë eurove të depozituara në BE.

Për Ukrainën mbështetja financiare – ekzistenciale

Dështimi i dakordësimit për këto asete mund të krijojë një situatë të vështirë për Ukrainën, sepse në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm asaj i duhen para likuide. Organizimi i mjeteve financiare përmes BE-së në forma të tjera, ndërkohë konsiderohet i pamundur. Për këtë do të duhej miratimi unainim nga 27 vendet anëtare, ndërkohë që Hungaria dhe Çekia kanë deklaruar se janë kundër.

Përdorimi i pasurisë së Bankës Qendrore të Rusisë mund të miratohej me të ashtuquajturën shumicë e kualiifkuar. Në Këshillin e vendeve anëtare do të mjaftonte miratimi nga 15 prej gjithsej 27 vendeve, të cilat së bashku në përqindje përbëjnë 65 përqind të popullsisë së BE-se.

Në kuadër të samitit të BE-së gjithashtu duhet të vendoset për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë Mercosur të negociuar që në vitin 1999 me shtetet amerikano-latine. Edhe për këtë çështje nuk është krejt e qartë, nëse do të arrihet shumica e nevojshme. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonci jep detaje per blerjen e sistemeve moderne te artilerise nga shba 69425f1e1cab1
Lajmi i mëparshëm

Maqedonci jep detaje për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë nga SHBA

perqendrimi ushtarak amerikan ne karaibe analiza e bbc hijet e se shkuares vijojne por dallimet jane te medha 694260e56b711
Lajmi i radhës

Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe/ Analiza e BBC: Hijet e së shkuarës vijojnë, por dallimet janë të mëdha

Të fundit nga

ShkoLartë