samiti digjital i ballkanit perendimor me 1 dhe 2 tetor ne shkup inteligjenca artificiale dhe 5g si dhe infrastruktura optike mes ceshtjeve kyce 68d035de33487

“Samiti digjital” i Ballkanit Perëndimor” më 1 dhe 2 tetor në Shkup, inteligjenca artificiale dhe 5G, si dhe infrastruktura optike mes çështjeve kyçe

September 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 shtator – Inteligjenca artificiale, 5G dhe infrastruktura optike, mjeshtëritë digjitale dhe qasja e kompanive rajonale der në tregun digjital të vetëm evropian, do të jenë vetëm disa nga çështjet që do t’i hapë “Samiti i sivjetshëm digjital në Ballkanin perëndimor”, që po mbahet  më 1 dhe 2 tetor në Shkup. Siç tha sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovsaki, Samiti do të organizohet në dy skena, kryesor dhe teknokogjik, me tre prioritete bartëse: portofol digjital – akses i sigurt dhe i dallueshëm në shërbimet publike dhe private, ndërveprimi – lidhja e sistemeve dhe regjistrave për shërbimet elektronike ndërkufitare dhe siguria kibernetike – mbrojtja e të dhënave personale dhe infrastrukturës kritike, si dhe priten më shumë se 800 pjesëmarrës dhe folës.

“Kjo plafromë rajonale i ndërlidh qeveritë nga rajoni, bashkësia afaroste, akademia dhe partnerët ndërkombëtare me qëllim përshpejtimin e transformimit digjital në rajon. Do të marrin pjesë ministra nga Mali i Zi dhe Shqipëria, përfaqësues të lartë nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ITU-së, sektorit të biznesit nga rajoni dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Ndër të ftuarit dhe folësit më të rëndësishëm që i presim janë Renate Nikolai (DG CONNECT), sekretari i përgjithshëm i RCC-së Amer Kapetanoviq, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), Tomas Lamanauskas, video-fjalim nga Tomas Jarzombek (sekretari parlamentar i Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë), si dhe nga sektori privat Svjatoslav Senjuta nga VISA, Mark Vasiq nga Dojçe Telekom dhe Kejt Marsh nga Këshilli britanik”, informoi Andonovski në konferencën për shtyp, duke paralajmëruar Samitin. 

Sipas tij, Samiti ka rëndësi të madhe sepse do t’i vazhdojë orvatjet për ulje të mëtutjeshme të roaming shpenzimeve WB6-BE me shteg drejt “roamingut si në vend”, për zero shpenzime për internet për qytetarët e RMV-së dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Regjistrimi për pjesëmarrje në Samitin tashmë ështëi hapur përmes ueb faqes zyrtare: https://digitalsummitwb6.com/.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 0028
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Prurjet e reja në VLEN janë garanci për një Çair të suksesshëm (FOTO)

rritja e pages minimale nuk con ne mbylljen e kompanive 68d03673d6d13
Lajmi i radhës

Rritja e pagës minimale nuk çon në mbylljen e kompanive

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë