samiti be ballkani perendimor do te mbahet me 5 qershor ne mal te zi 6971488ce8aa1

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

January 21, 2026
1 minut lexim

Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të BE-së dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, do të mbahet më 5 qershor në Tivat, njoftoi kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Mikpritës i samitit është Millatoviq, ndërsa përgatitjet dhe koordinimi institucional për këtë ngjarje historike, siç thekson kabineti i Millatoviqit, filloi me seancën e parë të Komitetit Organizativ për përgatitjen dhe zbatimin e samitit, i cili u formua nga Presidenti i Malit të Zi.

“Në seancë u diskutua rrjedha aktuale e aktiviteteve të ndërmarra nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, u përcaktuan detyrat dhe afatet kryesore të të gjitha institucioneve përkatëse që do të përfshihen në organizimin e Samitit, në mënyrë që Mali i Zi të jetë plotësisht i përgatitur për të pritur këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar më 5 qershor 2026, i cili është rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis Presidentit Millatoviq dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Kjo marrëveshje u konfirmua edhe me vendimin e Këshillit Evropian, i cili forcon më tej besimin e Bashkimit Evropian në kapacitetet institucionale të Malit të Zi dhe rolin e presidentit të shtetit si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në proceset evropiane”, thuhet në njoftim

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tjeter aksident ne lezhe perplasen kater automjete shkak dyshohet parakalimi i gabuar 69714844efec3
Lajmi i mëparshëm

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar 

skllaveroi nje person per 25 vjet burgoset gruaja ne angli 69714894b1e95
Lajmi i radhës

Skllavëroi një person për 25 vjet, burgoset gruaja në Angli

Të fundit nga

ShkoLartë