samir iseni gjenocidi i srebrenices nuk do te harrohet kurre 687159ad180e8

Samir Iseni: Gjenocidi i Srebrenicës nuk do të harrohet kurrë

July 11, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Samir Iseni, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në parkun e Komunës së Çairit, kushtuar viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Në një postim publik, Iseni kujtoi masakrën e 11 korrikut 1995 si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, ku mbi 8 mijë persona, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, u vranë në mënyrë çnjerëzore.

“Kjo tragjedi nuk është vetëm plagë e popullit boshnjak, por një thirrje për ndërgjegjen e mbarë njerëzimit”, theksoi Iseni, duke shtuar se “të kujtojmë është detyrim moral, ndërsa të kërkojmë drejtësi është përgjegjësi njerëzore”.

Ceremonia përkujtimore në Çair mblodhi përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët me praninë dhe lutjet e tyre shprehën respekt dhe solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

saliu 50 milione denare shtese per kompensimet e personave me aftesi te kufizuara ne buxhetin e vitit 2025 68715756176ca
Lajmi i mëparshëm

Saliu: 50 milionë denarë shtesë për kompensimet e personave me aftësi të kufizuara në buxhetin e vitit 2025

qendresa qytetare reagon per aksionin ne theth inspektori i ikmt ofendoi banoret degradim i instancave ligjzbatuese 687167f93a4e2
Lajmi i radhës

Qendresa Qytetare reagon për aksionin në Theth: Inspektori i IKMT ofendoi banorët, degradim i instancave ligjzbatuese!

Të fundit nga

ShkoLartë