sam smith zbulon se beri liposuksion ne moshen 13 vjecare pas bullizimit per peshen 690d1e92b3948

Sam Smith zbulon se bëri liposuksion në moshën 13-vjeçare pas bullizimit për peshën

November 7, 2025
1 minut lexim

Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij.

Këngëtari, i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës.

Duke folur në podcastin Podcrushed, Sam, 33 vjeç, pranoi se çuditërisht, pesha ishte arsyeja kryesore pse e tallnin, gjatë viteve në një shkollë katolike në Hertfordshire, gjë që çoi në vendimin për të bërë liposuksion në gjoks në moshën 13-vjeçare.

“Kam bërë operacion në gjoks kur isha 13 vjeç, sepse më ishte zhvilluar gjoksi,” – shpjegoi Sam në episodin e së mërkurës të podcastit të Penn Badgley-t.

“Kishte shumë arsye pse ndodhi, por kryesisht sepse më tallnin vazhdimisht. Nuk mund të notoja në shkollë dhe ndërrimi i rrobave në dhomën e zhveshjes ishte një makth. Prandaj bëra liposuksion kur isha 13 vjeç”.

Sam shtoi se prindërit e tyre ishin jashtëzakonisht mbështetës gjatë gjithë kësaj periudhe, sepse panë se sa shumë kjo i pengonte në çdo aspekt të jetës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj nga rahoveci latifi eshte njeriu i punesmeriton edhe nje mandat 690d1d6ec7892
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj nga Rahoveci: Latifi është njeriu i punës,meriton edhe një mandat

FB IMG 1762470320388
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi po transformohet në komunë të denjë për qytetarët (VIDEO)

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë