salle e re sportive ne medresene isa beu elmazi te rinjte meritojne kushte me te mira 6ad7cb4eadbfb

Sallë e re sportive në Medresenë “Isa Beu”, Elmazi: Të rinjtë meritojnë kushte më të mira

October 20, 2026
1 minut lexim
futboll

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen e plotfuqishme për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë.

Përmes një statusi, Elmazi bëri të ditur se vendimin e nënshkroi pas takimit me drejtorin e Medresesë, Islam Islami, duke theksuar se salla e re do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte më të mira.

“Krahas dijes dhe edukimit shpirtëror, të rinjtë tanë meritojnë hapësira ku mund të zhvillojnë aftësitë fizike, të kultivojnë disiplinën dhe të ndërtojnë një të ardhme të shëndetshme”, ka shkruar Elmazi.
Ai ka theksuar se Komuna e Sarajit do të vazhdojë të mbështesë projekte që përmirësojnë kushtet për rininë dhe sjellin përfitime për komunitetin.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princi harry pas rikthimit ne britani shpresoj te pajtohem me familjen 6ad7cac0b92b2
Lajmi i mëparshëm

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

skadon afati per ankesa per zgjedhjet e jashtezakonshme lokale ne bervenice 6ad7cbe10c8fe
Lajmi i radhës

Skadon afati për ankesa për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Bërvenicë

Të fundit nga

ShkoLartë