sallahu takon ambasadorin e turqise flasin per bashkepunim ne drejtesi 693aca7e1bdc5

Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi

December 11, 2025
1 minut lexim

UD i ministrit në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Në takim ishte edhe sekretarja e parë Aylin Senyuz, njëkohësisht përgjegjëse për çështje konsullore, asistentja Ajsel Polak dhe zyrtarja nga ministria e Drejtësisë, Anesa Sllovinja.

Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, Sallahu dhe ambasadori Angılı diskutuan për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Turqisë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë.

“Të dy palët u shprehën të gatshme për avancimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Sallahu e njoftoi ambasadorin Angılı edhe për reformën në drejtësi, avancimin e infrastrukturës ligjore dhe rritjen e transparencës institucionale. Ai theksoi se këto reforma janë thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Në fund të takimit, Sallahu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe rëndësinë e këtij partneriteti për të ardhmen e përbashkët të të dy vendeve

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidati i trete ne garen per drejtimin e spak gokaj flet per presionet nuk behen nese nuk bie ne kontakt me palet qe heton 693aca24a0e24
Lajmi i mëparshëm

Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

qeveria bullgare jep doreheqje pa pritur votimin e mosbesimit 693aca9341dbb
Lajmi i radhës

Qeveria bullgare jep dorëheqje pa pritur votimin e mosbesimit

Të fundit nga

ShkoLartë