saliu padrejtesia u korrigjua rikthehen ne vendet e punes 7 punonjes shqiptare 697cf3622db74

Saliu: Padrejtësia u korrigjua, rikthehen në vendet e punës 7 punonjës shqiptarë

January 30, 2026
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka njoftuar se shtatë punonjës shqiptarë janë rikthyer në vendet e tyre të punës në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, pas një vendimi të Agjencisë për Administratë.

Sipas Saliut, ky vendim dëshmon se padrejtësitë institucionale mund të korrigjohen kur ka përgjegjësi dhe veprim konkret nga institucionet përkatëse.

“Vendimi i Agjencisë për Administratë dëshmon se padrejtësitë mund të korrigjohen kur institucionet veprojnë me përgjegjësi”, ka theksuar ajo.

Deputetja e VLEN-it ka vlerësuar veçanërisht rolin e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, duke e cilësuar angazhimin e tij si vendimtar në këtë proces.

“Në këtë proces duhet të përshëndetet angazhimi i drejtpërdrejtë i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, i cili ka qenë kyç për rikthimin e tyre në vendet e punës dhe për vendosjen e drejtësisë”, ka deklaruar Saliu.

Ajo ka shtuar se gabimet në proceset e punës mund të ndodhin, por theksoi se VLEN do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe parimeve të barazisë.

“Gjatë proceseve të punës gabimet mund të ndodhin, por VLEN mbetet aty për mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve të barazisë”, ka përfunduar deputetja.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

slika 1
Lajmi i mëparshëm

Tripunovski: Fermeri Nikolla nga rajoni i Strumicës do të dëmshpërblehet

dosja epstein semundja e bill gates pas marredhenieve intime me vajza ruse 697cf3c6a3319
Lajmi i radhës

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Të fundit nga

Trump thotë se Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane. “Mund
ShkoLartë