saliu 50 milione denare shtese per kompensimet e personave me aftesi te kufizuara ne buxhetin e vitit 2025 68715756176ca

Saliu: 50 milionë denarë shtesë për kompensimet e personave me aftësi të kufizuara në buxhetin e vitit 2025

July 11, 2025
1 minut lexim

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlie Saliu, ka njoftuar se është miratuar amendamenti i propozuar prej saj në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i cili parasheh ndarjen e 50 milionë denarëve shtesë për kompensime dhe shtesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara në buxhetin e vitit 2025.

Sipas Saliut, ky amendament do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për mbi 10,800 qytetarë, përfshirë ata me aftësi të kufizuara intelektuale, trupore, si dhe me dëmtime të plota të shikimit dhe dëgjimit. “Me miratimin e këtij amendamenti, kompensimet do të rriten nga 10 deri në 15%, duke u përshtatur me rritjen e kostos së jetesës. Kjo është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë ndaj qytetarëve në nevojë”, deklaroi Saliu.

Ajo shtoi se përfshirja sociale, dinjiteti dhe barazia janë prioritete të padiskutueshme për VLEN, dhe se personat me aftësi të kufizuara nuk do të mbeten të harruar nga institucionet.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fedez trondit me rrefimin e tentatives per vetevrasje ne librin autobiografik 6871557565f1e
Lajmi i mëparshëm

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje në librin autobiografik

samir iseni gjenocidi i srebrenices nuk do te harrohet kurre 687159ad180e8
Lajmi i radhës

Samir Iseni: Gjenocidi i Srebrenicës nuk do të harrohet kurrë

Të fundit nga

ShkoLartë