salihaj osmani ka qene me e favorizuar nga nderkombetaret sesa kurti 69d690b9195cb

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

April 8, 2026
1 minut lexim

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila në një intervistë kishte thënë se kryeministrit Albin Kurti “po i duhet një president që nuk merret me politikë të jashtme”, duke lënë të kuptohet se kjo mund të ketë ndikuar në prishjen e raporteve mes tyre.

Në emisionin “Ditari”, Salihaj ka deklaruar se Osmani ka qenë më e favorizuar nga faktori ndërkombëtar sesa Kurti.

Sipas tij, favorizimi i Osmanit lidhet me qasjen e saj ndaj zhvillimeve të brendshme në Kosovë, në krahasim me atë të kryeministrit.

“Nuk e di sa është e saktë kjo, por logjikisht mund të jetë, sepse Kurti, si një lider që e konsideron veten të fuqishëm dhe me përkrahje masive, nuk ka mundur ta luajë rolin e përfaqësuesit në takimet ndërkombëtare, pasi në to është ftuar kryesisht presidentja Osmani. Ajo ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët për shkak të konceptit të tyre politik lidhur me zhvillimet e brendshme në Kosovë”, ka thënë ai.

Salihaj ka theksuar se Kurti ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në vendosjen e rendit dhe ligjit në zonat ku kanë vepruar struktura paralele serbe, por këto veprime, sipas tij, kanë shkaktuar pakënaqësi tek ndërkombëtarët për shkak të rrezikut të mundshëm të eskalimit të situatës.

“Ata kanë kërkuar që ai të jetë më i kujdesshëm, për shkak të rrezikut të mundshëm të eskalimit, si në Kosovë ashtu edhe në rajon. Pra, arsyeja e kësaj pakënaqësie lidhet me këtë qasje, ndërsa Osmani ka qenë jashtë këtyre zhvillimeve dhe është parë si më e përshtatshme për komunikim dhe pjesëmarrje në takime të ndryshme”, ka shtuar Salihaj.

Ai ka nënvizuar se kjo nuk lidhet me simpati apo antipati personale, por me rolin dhe përfshirjen e liderëve në proceset e brendshme politike në vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

opozita izraelite kritikon netanyahun pas armepushimit me iranindeshtim katastrofik 69d68fc4c2717
Lajmi i mëparshëm

Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin:Dështim katastrofik

rama nga durresi numri i fabrikave dhe ndermarrjeve po rritet pagat ne kete sektor mbi 1000 euro 69d691bc94632
Lajmi i radhës

Rama nga Durrësi: Numri i fabrikave dhe ndërmarrjeve po rritet! Pagat në këtë sektor mbi 1000 euro

Të fundit nga

ShkoLartë