salianji shqiperia nen kontrollin e karteleve parate e droges po diktojne vendimmarrjen politike 68c1d3752e85a

Salianji: Shqipëria, nën kontrollin e karteleve! Paratë e drogës po diktojnë vendimmarrjen politike…

September 10, 2025
1 minut lexim

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh mbi situatën e krijuar në vendin tonë, mbi lidhjet midis karteleve të drogës dhe politikës shqiptare. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një territor ku paratë e drogës jo vetëm pastrohen, por ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjet politike, në emërime dhe në ekonomi.

Ervin Salianji: Së pari njëherë, duhet të sjellin marina… Duhet të biem dakord njëherë, nga ‘mos ha bar’ tek një qëndrim që ngjason me gjithë narrativën që ka PD këto vite. Që Shqipëria për herë të parë ka ndërtuar kartele, pra në nivele të karteleve. Së dyti, që Shqipëria ka qenë në raportin e DASH vitin e kaluar, që është qendër për transitin e drogërave të forta si kokaina, heroina, dhe ka qenë rrugë dhe vendburim i kanabisit. Dhe nga ana tjetër, të gjitha këto që thuheshin në raport edhe më përpara, tani po theksohen.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri nuk flet për qeverinë. Kartelet këtë kuptim kanë, kanë lidhje ndërkombëtare, kanë lidhje financiare të mëdha që investojnë, etj-etj. Kur PD e thotë që jemi në kushtet e krijimit të karteleve të fuqishme, që vetëm SKY ECC i Çopjave sikur dilte diku 3 miliardë euro, në mos gaboj. Janë para të cilat jo vetëm investohen në ekonomi, jo vetëm investohen në Shqipëri për tu pastruar, por përdoren kryesisht për të impaktuar në vendimmarrjet politike duke mbështetur kandidatë të caktuar, duke marrë burime natyrore, duke marrë leje ndërtimi dhe më pas për të vendosur në pikat kyçe në administratën publike dhe për të vënë në institucione të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në këtë vend, njerëzit e vet.

Në këtë kuptim, së pari sot kemi një qëndrim krejt të ndryshëm të SHBA-ve i mirëpritur për rolin në Shqipëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti fryma e fitores po pret te vuloset me 19 tetor 68c1d21306045
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

dikur pjese e real madridit 68c1d3d932222
Lajmi i radhës

Dikur pjesë e Real Madridit

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë