sali viziton ekspoziten extraordinary textiles arti dhe kultura ndertojne ura miqesie mes popujve 6abff2e2302cd

Sali viziton ekspozitën “Extraordinary Textiles”: Arti dhe kultura ndërtojnë ura miqësie mes popujve

October 2, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka vizituar ekspozitën “Extraordinary Textiles”, e cila prezanton pasurinë kulturore të Meksikës përmes artit të tekstilit, ngjyrave dhe traditës.

Përmes një njoftimi, Sali theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës në afrimin e popujve dhe forcimin e mirëkuptimit ndërmjet tyre.

“Arti dhe kultura ndërtojnë ura miqësie mes popujve”, u shpreh Sali, duke ndarë përshtypjet nga vizita në ekspozitë.

Ai vlerësoi se aktivitete të tilla krijojnë mundësi për njohjen e kulturave të ndryshme dhe nxisin dialogun kulturor, respektin e ndërsjellë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Takime të tilla na afrojnë dhe na kujtojnë vlerën e dialogut kulturor, respektit të ndërsjellë dhe ruajtjes së trashëgimisë që u përcjellim brezave të ardhshëm”, theksoi Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balena fundos jahtin ne mes te paqesorit kater persona shpetohen pas 18 oresh 6abfef722793d
Lajmi i mëparshëm

Balena fundos jahtin në mes të Paqësorit, katër persona shpëtohen pas 18 orësh

marta kos per corriere della sera maqedonia e veriut ende ne fazat e hershme te procesit te anetaresimit ne be 6abff44faffdd
Lajmi i radhës

Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e Veriut ende në fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në BE

Të fundit nga

ShkoLartë