sali nuk kam premtuar ligj te ri per provimin e jurisprudences por do bejme cmos qe provimi te jepet ne gjuhen shqipe 69d4f4cc7681a

Sali: Nuk kam premtuar ligj të ri për provimin e jurisprudencës, por do bëjmë çmos që provimi të jepet në gjuhën shqipe

April 7, 2026
1 minut lexim
bekimsalilajm

Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka demantuar thëniet se ka premtuar ligj të ri për provimin e jurisprudencës.

“Nuk mund të ketë ligj të ri për jurisprudencën. Ligji i ri, për shkak se ekziston ligji. Në asnjë komunikim me studentët nuk kam premtu ligj të ri. Por, kam thënë që do të bëjmë çmos që ju ta jepni provimin në gjuhën shqipe”, deklaroi Sali në emisionin “Rishtazi” në “kohacast”.

Sali ka komentuar edhe dallimet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në Iran. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, nuk sheh dallime midis këtyre dy aleancave.

“Partner strategjik, për shumë tema, siguri, ekonomi e kështu me radhë, i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk ka dilema. Këtë e kemi deklaruar gjithë kohës. Kështu do të jetë. Në Unionin Evropian kemi marrëveshjen e bashkëpunimit dhe jemi pjesë e partneritetit strategjik për siguri dhe politika ndërkombëtare. Kështuqë ne nuk shohim ndonjë dallim brenda këtyre dy aleancave”, deklaroi Sali.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 1775560952333
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Filloi asfaltimi i rrugës “Boro Menkov” në Shkup Veri, investim prej 27 milion denar

kriza me e keqja ne histori agjencia e energjise do preken vendet ne zhvillim 69d506031d768
Lajmi i radhës

“Kriza më e keqja në histori”/ Agjencia e energjisë: Do preken vendet në zhvillim

Të fundit nga

ShkoLartë