Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Toplicë, në Komunën e Vrapçishtës, së bashku me kandidatin për kryetar komune, Zulhajrat Demiri.
“Në Toplicë patëm një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët e fshatit, së bashku me kandidatin për kryetar komune, Zulhajrat Demiri,” ka shkruar Sali në statusin e tij.
Ai theksoi se mbështetja për ndryshim është e dukshme në të gjitha vendbanimet e kësaj komune. “Çdo vendbanim në Vrapçisht po dëshmon përkrahje të madhe për ndryshimin më 11 janar,” u shpreh zëvendëskryeministri i parë.
Sipas Salit, takime të tilla tregojnë qartë vullnetin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë dhe angazhim më të madh institucional në nivel lokal.


