sali nga kievi zgjerimi i be se investim per paqe dhe stabilitet ne evrope 699e2122b9983

Sali nga Kievi: Zgjerimi i BE-së investim për paqe dhe stabilitet në Evropë

February 25, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kiev, zv/kryeministri i parë Bekim Sali mes tjerash ka zhvilluar takim me Ivanna Klympush-Tsintsadze, Kryetare e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Integrimi në Bashkimi Evropian mbetet një prioritet strategjik për të dy vendet tona. Diskutuam për përparimin e reformave dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve kandidate në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e Sali.

Ai ka shtuar se zgjerimi i BE-së përfaqëson një investim kyç në paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Evropë.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe vazhdon me vendosmëri rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 1771962098882
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Iftari me Bashkësinë Fetare Islame, mesazh bashkimi dhe paqeje në Ramazan

britania mohon akuzat e rusise se po furnizon ukrainen me arme berthamore 699e218283a80
Lajmi i radhës

Britania mohon akuzat e Rusisë se po furnizon Ukrainën me armë bërthamore

Të fundit nga

ShkoLartë