Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme takime me aktivistë partiakë në Gostivar dhe në fshatin Çajle, së bashku me kandidatin për Komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sali ka vlerësuar lart angazhimin e strukturave në terren, duke theksuar se “energjia dhe përkushtimi i tyre, së bashku me mbështetjen e mërgimtarëve që na u bashkuan, janë dëshmi se ndryshimi po vjen”.
Gjatë takimeve, sipas tij, është diskutuar për zgjedhjet e 11 janarit dhe për rëndësinë e mobilizimit qytetar. “Biseduam për zgjedhjet e 11 janarit dhe për rëndësinë e angazhimit të secilit prej nesh, sepse vetëm të bashkuar mund t’i japim forcën e merituar koalicionit VLEN dhe ta çojmë përpara zërin e qytetarëve”, ka shkruar Sali.
Ai ka nënvizuar se bashkimi dhe angazhimi i përbashkët janë kyç për suksesin e koalicionit dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

