sali ne hapjen e shkolles se 4 te ballkanike te pediatrise bashkepunimi rajonal thelbesor per shendetin e femijeve 69c5e66175752

Sali në hapjen e Shkollës së 4-të Ballkanike të Pediatrisë: Bashkëpunimi rajonal thelbësor për shëndetin e fëmijëve

March 27, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në hapjen e Shkollës së 4-të Ballkanike të Pediatrisë, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive për avancimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët.

Sali vlerësoi se kjo iniciativë përfaqëson një platformë të rëndësishme për profesionistët e shëndetësisë në rajon.

“Në fjalimin tim theksova rëndësinë e kësaj shkolle si një mundësi të vlefshme për bashkëpunim dhe avancim të njohurive në shërbim të shëndetit të fëmijëve”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se iniciativa të tilla tregojnë se vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë përtej kufijve, duke vendosur në qendër mirëqenien e brezave të rinj dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në pediatri.

“Kjo shkollë tregon se si rajoni ynë mund të bashkëpunojë përtej kufijve, duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e gjeneratave të reja”, theksoi Sali.

Në fund, ai foli edhe për rolin e rëndësishëm të pediatërve dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme përmes edukimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa falënderoi organizatorët për ftesën dhe shprehu mirënjohje të veçantë për kryetaren e Shoqatës së Pediatërve në Maqedoninë e Veriut, prof. dr. Aspazija Sofijanova.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izet mexhiti nje fitore e merituar e kombetares se kosoves paraqitje dinjitoze e asaj te maqedonise dhe shqiperise 69c5cb8f2b4ca
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Një fitore e merituar e Kombëtares së Kosovës, paraqitje dinjitoze e asaj të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë