sali miratohet rregullorja per te drejten e shteses ne page per punonjesit e angazhuar ne strukturat e be se dhe ipa s 695454f8262fe

Sali: Miratohet rregullorja për të drejtën e shtesës në pagë për punonjësit e angazhuar në strukturat e BE-së dhe IPA-s

December 31, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar rregullorja për të drejtën e shtesës në pagë për punonjësit e angazhuar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Në një status publik, Sali theksoi se ky vendim është pjesë e agjendës reformuese të Qeverisë, e cila, sipas tij, po vazhdon me dinamikën e paraparë. Ai vlerësoi se masat e ndërmarra dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm institucional për forcimin e kapaciteteve administrative, si dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

“Agjenda reformuese po vazhdon me dinamikën e paraparë, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë për forcimin e kapaciteteve administrative dhe përparimin e procesit të integrimit evropian”, ka deklaruar Sali.

Vendimi synon të motivojë dhe të mbështesë në mënyrë më të drejtpërdrejtë kuadrin administrativ të përfshirë në proceset e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe në zbatimin e projekteve të financuara përmes IPA-s.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbetjet komunale dhe menaxhimi i tyre ndergjegjesimi dhe ndeshkimet 69545458e892e
Lajmi i mëparshëm

Mbetjet komunale dhe menaxhimi i tyre, ndërgjegjësimi dhe ndëshkimet

bilanci tragjik i pd cupi berisha ka humbur mbi 200 mije votues 69546234b8faf
Lajmi i radhës

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

Të fundit nga

Reali e mbyll vitin në krye të listës së UEFA-së

Real Madridi do ta përfundojë vitin 2025 duke kryesuar renditjen e koeficientëve të UEFA-së. Renditja e koeficientit të klubeve bazohet në rezultatet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës gjatë
ShkoLartë