sali me vlen in ne qeveri nuk ka hapesire per skenare te rrezikshem qe perdorin shqiptaret si mish per top per interesa pushteti 6890fd9687cd0

Sali: Me VLEN-in në Qeveri nuk ka hapësirë për skenarë të rrezikshëm që përdorin shqiptarët si mish për top për interesa pushteti

August 4, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali ka shkruar se Qeveria e re e udhëhequr nga VLEN po dëshmon çdo ditë se ka kapacitete të vërteta shtetformuese dhe demokratike. Sipas tij, kjo është një qeveri që vepron me përgjegjësi dhe dinjitet, duke parandaluar urrejtjen ndëretnike dhe duke mbrojtur interesat e shqiptarëve, pa cenuar askënd tjetër.
“Sot, ndryshe nga e kaluara, çdo tentim për provokim ndëretnik dënohet menjëherë nga autoritetet shtetërore dhe ndaj autorëve merren masa konkrete nga institucionet kompetente. Nuk ka më hapësirë për skenarë të rrezikshëm që përdorin shqiptarët si mish për top për interesa pushteti.
Ne nuk jemi si të tjerët – si paraardhësit. Ne veprojmë. Dhe populli i mban mend të gjitha: edhe kohën kur prangoseshin gratë në rastin “Monstra”, edhe heshtjen e turpshme përballë padrejtësive të shumta. Ato kohë kanë ikur!
Sot kemi një qeveri VLEN që i qëndron përballë urrejtjes dhe padrejtësisë, që flet kur duhet dhe vepron kur ka nevojë. Shqiptarët nuk kanë më nevojë të jenë viktima. Ata kanë përfaqësues që mbrojnë me përgjegjësi interesin e tyre në çdo institucion”, ka shkruar deputeti Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti mbi 1 4 milione euro investim per transformimin e lagjes dyqanxhik 6890fd936e2b6
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Mbi 1.4 milionë euro investim për transformimin e lagjes Dyqanxhik

IMG 8110
Lajmi i radhës

Mexhiti: Njerëzit kërkojnë sinqeritet, jo premtime boshe

Të fundit nga

ShkoLartë