sali jashari kosova dhe maqedonia partnere ne planin e sigurise rajonale 690be030dea26

Sali-Jashari: Kosova dhe Maqedonia, partnere në planin e sigurisë rajonale

November 6, 2025
1 minut lexim

Bekim Sali, në rolin e anëtarit të grupit parlamentar për bashkëpunim me Aleancën veri-atlantike, ka takuar Gjeneral-Lejtënant, Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sali, i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur se ky takim bëhet në suaza të bashkëpunimit që ka Kosova me Maqedoninë e Veriut në planin e sigurisë rajonale.

“Si anëtar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Aleancën Veri-Atlantike (NATO), sot kisha kënaqësi ta takoj Gjeneral-Lejtënant, Bashkim Jashari,Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim biseduam për bashkëpunimin që e ka Armata e Maqedonisë së Veriut me FSK-në në kuadër të bashkëpunimit veri-atlantik.Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, përveçse fqinjë të mirë, janë partnerë edhe në planin e sigurisë rajonale”, shkruan Sali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

berat gjimshit udheheq atalanten drejt fitores ne champions league 690be01a2dd29
Lajmi i mëparshëm

Berat Gjimshit udhëheq Atalantën drejt fitores në Champions League

shkrumbohet nga flaket volkswagen brenda ne tunelin e skerfices 690be0c522af7
Lajmi i radhës

Shkrumbohet nga flakët “Volkswagen” brenda në tunelin e Skërficës

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë