sali integrimi ne be prioritet kryesor i maqedonise se veriut 694aca34559d2

Sali: Integrimi në BE, prioritet kryesor i Maqedonisë së Veriut

December 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, mori pjesë sot në fjalimin vjetor të presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, duke theksuar sfidat dhe mundësitë që qëndrojnë përpara vendit tonë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet përballë sfidave të ndryshme. Kriza ekonomike në nivel global ka kapur edhe vendin tonë, gjë që përmes politikave të ndryshme të Qeverisë po mundohemi ta zbusim”, është shprehur Sali në Facebook.

Ai nënvizoi rëndësinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke shtuar:
“Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian ngel ende sfida kryesore e vendit tonë. Me përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë edhe me ndikimin e presidentes, shpresoj se do t’i përafrojmë qëndrimet me Bullgarinë.”

Sali theksoi gjithashtu se një Maqedoni e Veriut e integruar në BE do të sillte përfitime jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin

“Një Maqedoni e Veriut e integruar në Bashkimin Evropian është një garancë për më shumë zhvillim dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Sali.

Ky mesazh vjen në një periudhë kur vendi përballet me presione ekonomike globale dhe sfida diplomatike, duke nxjerrë në pah nevojën për koordinim institucional dhe përpjekje të përbashkëta për avancimin e reformave dhe integrimit evropian.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

iggy azalea rikthehet ne australi per krishtlindje 694ac0b738c5f
Lajmi i mëparshëm

Iggy Azalea rikthehet në Australi për Krishtlindje

peshevski pas vitit te ri do te dalim ne rruge nese nuk ka rritje te pages minimale ne 600 euro 694ad14fc756a
Lajmi i radhës

Peshevski: Pas Vitit të Ri, do të dalim në rrugë nëse nuk ka rritje të pagës minimale në 600 euro

Të fundit nga

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë. Draftet përfshijnë çështje të garancive
ShkoLartë