0

Sali: Integrimi në BE, drejtim i pakthyeshëm

March 23, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm i vendit. Ai nënvizoi se pas përfundimit të fazës së skriningut, vendi hyn në një fazë vendimtare, ku fokusi kryesor do të jetë zbatimi konkret i reformave dhe arritja e rezultateve të matshme.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit publik, komunikimit transparent dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e integrimit evropian, duke potencuar se ky proces nuk është vetëm institucional, por edhe shoqëror.

Zëvendëskryeministri Sali përgëzoi organizatat përfituese dhe vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se projektet e mbështetura do të kontribuojnë në një proces më gjithëpërfshirës, transparent dhe më të afërt me qytetarët.

Në fund, ai shprehu pritshmëri që projektet të sjellin rezultate konkrete dhe të forcojnë besimin e qytetarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

osmani pas presidences keta jane dy skenaret e mundshem per te ardhmen politike te saj 69c15a0bc805d
Lajmi i mëparshëm

​Osmani pas presidencës, këta janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen politike të saj

nis gara per drejtor dhe zevendesdrejtor ne rtvm 69c18162f16a1
Lajmi i radhës

Nis gara për drejtor dhe zëvendësdrejtor në RTVM

Të fundit nga

ShkoLartë