sali begaj rmv dhe shqiperia jane jo vetem shtete fqinje por edhe vende me aspirata te perbashketa per integrimin europian 69a21bff9b50c

Sali-Begaj: RMV dhe Shqipëria janë jo vetëm shtete fqinje, por edhe vende me aspirata të përbashkëta për integrimin europian

February 28, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku diskutuan mbi situatën aktuale politike dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin institucional ndërmjet dy vendeve.

Sali theksoi rolin aktiv dhe konstruktiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit.

Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë jo vetëm shtete fqinje dhe miqësore, por edhe vende me aspirata të përbashkëta për integrimin europian dhe bashkëpunimin strategjik.

Në takimin me Presidentin Bajram Begaj diskutuam mbi situatën aktuale politike në vend, ku shkëmbyem mendime dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve tona, si dhe në planin kombëtar mes popujve tanë.Me këtë rast theksova se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përfaqësohen në mënyrën më të mirë, duke luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv në institucionet shtetërore, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit.Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, përveçse janë shtetet miqësore fqinje, janë edhe dy vende që kanë aspirata të përbashkëta në rrugën europiane”, shkruan Sali në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

negociatat me iranin trump ndonjehere duhet perdorur forca ushtarake 69a216036b102
Lajmi i mëparshëm

Negociatat me Iranin, Trump: Ndonjëherë duhet përdorur forca ushtarake

befasi emocionuese per klodin i vjen ne vizite familja nga italia 69a21e36dca1f
Lajmi i radhës

Befasi emocionuese për Klodin, i vjen në vizitë familja nga Italia

Të fundit nga

ShkoLartë