safije sadiki shaini nje beteje e fituar per qytetaret tane 68ac74b913fee

Safije Sadiki Shaini: Një betejë e fituar për qytetarët tanë!

August 25, 2025
1 minut lexim

Sot, deponia famëkeqe e Nikushtakut u mbyll përfundimisht. Kështu ka shkruar zv/ministrja e Sportit, Safije Shahini Sadiki.
“Pas 24 vitesh helmimi të ajrit, tokës e ujit, pas rrezikimit të shëndetit të banorëve të Nikushtakut, Haraçinës, Grushinës dhe Orllancës, si dhe pas dhjetëra aksidenteve të shkaktuara nga tymi i saj helmues, ky kapitull i errët më në fund mbyllet.
Dua t’ju kujtoj se më 02 shtator 2023, nga kjo zonë bëra një reagim publik si deputete dhe nënkryetare e Alternativës, ku kërkova urgjentisht dislokimin e kësaj deponie, duke denoncuar neglizhencën e BDI-së që për dy dekada nuk bëri asgjë, megjithëse i kishte të gjitha mundësitë për të zgjidhur këtë problem. Atëherë paralajmërova se indiferenca e pushtetit rrezikonte jetët e qytetarëve dhe kërkova zgjidhje të menjëhershme.
Sot, me qeverinë VLEN brenda vetëm një viti, ky problem kronik u zgjidh përfundimisht. Zona do të pastrohet, sanohet dhe gjelbërohet, duke u kthyer në harmoni me natyrën përreth.
Kjo është diferenca mes premtimeve boshe dhe veprimit konkret.
Ne jemi këtu për qytetarët dhe për të mirën e tyre! 🌱”, ka shkruar Sadiki.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti homazhe tek shtatorja e komandant kumanoves ai eshte heroi qe u be flamur i qendreses shqiptare 68ac74b1ebcf9
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti homazhe tek shtatorja e Komandant Kumanovës: Ai është heroi që u bë flamur i qëndresës shqiptare

a beri presion ambasada e shba per altin dumanin ish kreu i klp tregon si u zgjodh kreu i spak 68ac8336dfc35
Lajmi i radhës

A bëri presion ambasada e SHBA për Altin Dumanin? Ish-kreu i KLP tregon si u zgjodh kreu i SPAK

Të fundit nga

Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike

Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë. Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u

Elisa Spiropali priti Menduh Thaçin

28 Shkup, 30 dhjetor – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, sot priti në takim kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. “Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale politike, proceset
ShkoLartë