safe city shtyhet data e re e nisjes eshte 1 shkurti 2026 693b68b4d517c

“Safe City” shtyhet, data e re e nisjes është 1 shkurti 2026

December 12, 2025
1 minut lexim

Projekti “Safe City” zyrtarisht do të vihet në funksion më 1 shkurt 2026, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton “360 Stepeni”. Kjo do të thotë se sistemi nuk do të fillojë me funksionimin në datën fillimisht të paralajmëruar – 1 janar 2026, por aktivizimi i tij shtyhet për një muaj.

Siç thekson “360 Stepeni”, ky zhvendosje tregon se MPB-së i duhet më shumë kohë për testim dhe kalibrim të sistemit të ri të sigurisë. Shtyrja vjen edhe pas testimit gazetaresk të platformës, i cili ka treguar se sistemi ende nuk është plotësisht i gatshëm për funksionim operativ.

Nga Ministria për momentin nuk zbulojnë detaje konkrete rreth rezultateve të deritanishme nga testimet, por sigurojnë se projekti do të vihet në përdorim vetëm kur të jetë teknikisht stabil, i sigurt dhe plotësisht funksional.

“Safe City” konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme për digjitalizimin dhe modernizimin e sigurisë publike, i cili përfshin instalimin e sistemeve të reja të video-vëzhgimit, teknologji automatike të identifikimit dhe komunikim më efikas mes shërbimeve.

Qëllimi përfundimtar është krijimi i një mjedisi urban më të sigurt dhe përmirësimi i ndjeshëm i reagimit të institucioneve në kohë reale.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sasa reagon e nervozuar kur pyetet per raportin me kushtrimin nuk ndihem e refuzuar 693b5f38650f8
Lajmi i mëparshëm

Sasa reagon e nervozuar kur pyetet për raportin me Kushtrimin: Nuk ndihem e refuzuar

millanov kryeprokurori i ri duhet te jete person me kredibilitet 693b6fd238b28
Lajmi i radhës

Millanov: Kryeprokurori i ri duhet të jetë person me kredibilitet

Të fundit nga

ShkoLartë