sadiku pyet arifin ku jane sherbimet digjitale te likoves 68b35196de3f0

Sadiku pyet Arifin: Ku janë shërbimet digjitale të Likovës?

August 30, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës nga radhët e VLEN, Nexhmedin Sadiku, ka reaguar ndaj nismës së kryetarit aktual, Erkan Arifi, i cili ditë më parë paralajmëroi vendosjen e tri pikave publike për internet falas, duke e quajtur këtë “hap drejt transformimit digjital” të komunës.

Sadiku i është drejtuar publikisht Arifit me pyetje konkrete. “Cilat shërbime komunale janë digjitalizuar deri më sot? Për çfarë transformimi digjital e keni fjalën, kur në komunën tonë nuk është investuar as në një kabinet të vetëm informatike? Sa start-up-e të zhvillimit softuerik janë hapur në Likovë dhe sa prej tyre kanë pasur mbështetje direkte nga komuna? Asnjë”, thotë Sadiku.

Ai theksoi se Likova mbetet një nga komunat më të varfra, ku qytetarët ende përballen me mungesë uji, kanalizimi dhe infrastrukturë rrugore, ndërkohë që edhe shkollat fillore nuk kanë qasje të mjaftueshme në internet.

Sadiku premtoi se nëse merr besimin e qytetarëve, brenda një mandati do të realizojë:
• Digjitalizimin e shumicës së shërbimeve komunale;
• Subvencionimin e start-up-eve në fushën e zhvillimit softuerik;
• Investime në kabinete informatike në shkolla;
• Financim të kurseve të informatikës për fëmijë dhe të rritur.

“Katër vitet e ardhshme, Likovën do ta digjitalizojmë ashtu siç e meriton, me punë konkrete e jo me farzë”, theksoi Sadiku.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si te stilizoni dollaket i kombinojme me atlete kapuc dhe cante te madhe 68b340530887b
Lajmi i mëparshëm

Si të stilizoni dollakët: I kombinojmë me atlete, kapuç dhe çantë të madhe

tregu i punes se seksit ne shqiperi hoxhaj te dekriminalizohet mbrohen viktimat dhe shendeti publik 68b352f7179dc
Lajmi i radhës

Tregu i punës së seksit në Shqipëri, Hoxhaj: Të dekriminalizohet! Mbrohen viktimat dhe shëndeti publik

Të fundit nga

ShkoLartë