sadiku likova smund te mbetet me pa zjarrfikes prioriteti im i pare do te jete mbrojtja e banoreve 68a0cf7b0f4ee

Sadiku: Likova s’mund të mbetet më pa zjarrfikës, prioriteti im i parë do të jetë mbrojtja e banorëve

August 16, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së njësisë së zjarrfikësve dhe shtabit emergjent në këtë komunë, duke theksuar se kjo është pasojë e papërgjegjësisë së qeverisjes shumëvjeçare të BDI-së.

Sadiku tha se edhe pas 24 viteve në pushtet, Likova vazhdon të mbetet e pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore, ku këtë vit zjarret kanë rrezikuar familjet, bujqësinë dhe pasurinë e banorëve.

“Banorët, të trishtuar e të pambrojtur, po përballen vet e të vetëm me flakët, ndërsa drejtuesit e komunës tregojnë papërgjegjësi të plotë. Në mandatin tim, prioriteti i parë do të jetë themelimi i njësisë së zjarrfikësve dhe shtabit emergjent, që asnjëherë më banorët tanë të mos mbeten në mëshirën e fatit. Koha e premtimeve boshe ka mbaruar, koha për përgjegjësi fillon tani!”, u shpreh Sadiku.

Ai theksoi se banorët e Likovës meritojnë siguri dhe mbrojtje, jo vetëm premtime zgjedhore.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azet mbetet i zhgenjyer per koncertet ne turqi 68a0cb7de3f83
Lajmi i mëparshëm

Azet mbetet i zhgënjyer për koncertet në Turqi

mexhiti koha per ndryshim ka ardhur dhe ndryshimi fillon tani me sedat bislimin 68a0cf7e8a479
Lajmi i radhës

Mexhiti: Koha për ndryshim ka ardhur dhe ndryshimi fillon tani me Sedat Bislimin

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë