sadiku ldk i kishte 15 vota te gatshme per osmanin por su paraqit si kandidate 69d6c90513c57

Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate

April 8, 2026
1 minut lexim

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se kjo parti i kishte pasur të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

Sadiku ka theksuar se LDK-ja disponon 15 vota dhe se ato kishin qenë në dispozicion për Osmanin, por ajo nuk ishte paraqitur si kandidaturë nga LVV-ja, ndërsa për propozim nga ana e tyre kërkoheshin të paktën 30 nënshkrime.

Ai ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të intensifikohet dhe të mos lihet për momentet e fundit, duke shtuar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe vazhdim të zhvillimit.

“Është e vërtetë që Kurti po i kërkon 84-85, nuk i kemi ne i kemi 15, këto 15 i kemi pasur të gatshme për Vjosa Osmanin, nuk është paraqit si kandidaturë, nuk kemi mundur ta propozojmë nevojiteshin 30.

Tash po presim që mendoj se duhet çdo ditë të intensifikohet procesi i gjetjes së zgjidhjes nuk ka nevojë të lihet për ditët e fundi. Vendi ka nevojë të vazhdojë punët te zhvillohet”, ka deklaruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump vendos jd vance si udheheqes te ekipit negociator amerikan 69d6c800d8eca
Lajmi i mëparshëm

Trump vendos JD Vance si udhëheqës të ekipit negociator amerikan

40 vjecari tenton ti arratiset policise por aksidentohet me makine niset drejt urgjences se fierit 69d6c9de95fd6
Lajmi i radhës

40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet me makinë/ Niset drejt urgjencës së Fierit

Të fundit nga

ShkoLartë