sadiku godet pdk ne a po u prishet skenari me marreveshjen per presidentin 6a93fc9612d3e

Sadiku godet PDK-në: A po u prishet skenari me marrëveshjen për presidentin?

August 30, 2026
1 minut lexim

Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka reaguar për qëndrimin e PDK-së ndaj marrëveshjes në parim për presidentin, duke ngritur disa pikëpyetje.

Sadiku ka pyetur se çfarë po e shqetëson konkretisht PDK-në dhe nëse pas reagimeve të saj fshihet ndonjë skenar tjetër politik.

“Pse gjithë ky alarm?”, ka shkruar ai, duke kërkuar që nëse ekziston ndonjë problem konkret, ai të bëhet publik.

Postimi i plotë:

Pse është kaq e alarmuar PDK-ja nga marrëveshja në parim për presidentin, në rastin e Bekim Sejdiut, dhe nga reagimet e portaleve që lidhen me të, në krye me Berat Buzhalën, dhe shumë të tjerë.

A thua po u del nga dora ndonjë projekt për destabilizimin e Kosovës, apo thjesht po u bien poshtë kauzat dhe gjithë këto rrotullime të kota rreth Qeverisë?

Seriozisht, cili është problemi konkret këtu? Çfarë po i pengon kaq shumë?

Sepse, nga ajo që po shihet, duket sikur dikujt po i prishet një skenar që e ka ndërtuar prej kohësh. Nëse ka diçka tjetër pas kësaj, le ta thonë hapur. Nëse jo, atëherë pse gjithë ky alarm?

Na e tregoni ku është problemi, se sinqerisht nuk po kuptohet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet e parakohshme ne rmv kush po i kerkon realisht dhe kush po taktizon 6a93e61c8a90a
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet e parakohshme në RMV: Kush po i kërkon realisht dhe kush po taktizon?

cfare po ndodh me monedhat e huaja hidhini nje sy kembimit valutor per sot 6a93fd1e201f2
Lajmi i radhës

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot

Të fundit nga

ShkoLartë