sadiku do jem zeri dhe mbeshtetja e cdo fermeri te likoves 68aa09f949042

Sadiku: Do jem zëri dhe mbështetja e çdo fermeri të Likovës

August 23, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka zhvilluar sot një takim me fermerët e komunës, së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha, zv.drejtorin e drejtorisë së ndihmave financiare në Ministrinë e Bujqësisë Mevlan Morina, drejtorin e drejtorisë së Kullosave Bashkim Hasani dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Shkëmbim të Mallrave AGRO-BURSA, Mevludin Avdiu.

Sadiku përgëzoi themelimin e Grupit Lokal të Veprimit EkoLider dhe falënderoi iniciatorët Ibraim Alili dhe Menduh Nuhia për këtë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në Likovë. “Si kandidat për kryetar të Komunës së Likovës, angazhohem se do jem zëri dhe mbështetja e çdo fermeri, çdo familjeje, çdo banori të kësaj komune. Problemet e përditshme të qytetarëve nuk mund të injorohen më, ato kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, punë të ndershme dhe lidership të përgjegjshëm. Komuna jonë ka potencial, dhe së bashku do ta çojmë përpara!”, ka deklaruar Sadiku.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chiara ferragni publikon foton e pare me partnerin e saj giovanni tronchetti provera 68aa05d742e56
Lajmi i mëparshëm

Chiara Ferragni publikon foton e parë me partnerin e saj Giovanni Tronchetti Provera

kandidatet per kryetar komune mos te premtojne shkuarje ne hene por zgjidhje te problemeve reale 68aa0f063f93d
Lajmi i radhës

Kandidatët për kryetar komune mos të premtojnë shkuarje në hënë, por zgjidhje të problemeve reale

Të fundit nga

ShkoLartë