sadiku dhe drejtori i qmk se koordinojne nga terreni shuarjen e zjarrit ne sllupcan 68a1cc9d016bc

Sadiku dhe drejtori i QMK-së koordinojnë nga terreni shuarjen e zjarrit në Sllupçan

August 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it, për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka njoftuar se së bashku me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, nga terreni kanë koordinuar përpjekjet për të shuar zjarrin që shpërtheu në pyllin me pisha mbi fhsatin Sllupçan.
“Bashkë me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, koordinuam nga terreni përpjekjet për të shuar zjarrin që shpërtheu në pyllin me pisha mbi fshatin Sllupçan.
Zjarri është lokalizuar plotësisht dhe është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të tij.
Falënderoj institucionet për reagimin e shpejtë dhe banorët të cilët u kyçën vullnetarisht për ndihmë.
Në këtë rast, përsëris përkushtimin tim për themelimin e Njësitit të Zjarrfikësve dhe Shtabin Emergjent për Komunën e Likovës. Duhet t’i forcojmë kapacitetet e komunës që qytetarët dhe pronat të mos ngelen në mëshirë të fatit!”, ka deklaruar Sadiku.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vihet nen kontroll zjarri mbi sllupcan nexhmedin sadiku ne terren me drejtorin e qmk se 68a1cc99ba1af
Lajmi i mëparshëm

Vihet nën kontroll zjarri mbi Sllupçan, Nexhmedin Sadiku në terren me drejtorin e QMK-së

kontrabandoi mallra nga greqia arrestohet ne flagrance 57 vjecari ne kapshtice i sekuestrohen celulare pije alkoolike dhe cigare pa fature 68a1db21f2259
Lajmi i radhës

Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari në Kapshticë, i sekuestrohen celularë, pije alkoolike dhe cigare pa faturë

Të fundit nga

ShkoLartë