sabriu vlen rikthen ne jete sallen sportive ne zherovjan investim per rinine dhe komunitetin 6864284d85cd8

Sabriu: VLEN rikthen në jetë sallën sportive në Zherovjan – investim për rininë dhe komunitetin

July 1, 2025
1 minut lexim

Një tjetër premtim po bëhet realitet. Qeveria VLEN ka miratuar projektin për rikonstruksionin e sallës sportive në fshatin Zherovjan, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë harrese për këtë objekt me rëndësi për sportin dhe komunitetin lokal.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, theksoi se ky investim është dëshmi konkrete e përkushtimit të Qeverisë VLEN për të investuar në fshatra dhe në të rinjtë, aty ku për vite me radhë nuk është bërë asgjë.

“Me rikthimin e sportit, po rikthejmë edhe shpresën, energjinë dhe krenarinë në Zherovjan. Dhe ky është vetëm fillimi,” deklaroi Sabriu.

Salla sportive do të transformohet në një hapësirë moderne dhe funksionale, e përshtatshme për aktivitete të shumta sportive, në veçanti për Klubin e Volejbollit “Liria”, një ndër simbolet e sportit lokal që prej vitesh kontribuon në zhvillimin e të rinjve në zonë.

Ky rikonstruksion nuk është thjesht një projekt infrastrukturor – ai përfaqëson një vizion më të gjerë për krijimin e mundësive të barabarta në çdo cep të vendit, duke e bërë sportin dhe jetën aktive të qasshme për të gjithë.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne moshen 28 vjecare ndahet papritmas nga jeta aktorja e njohur e filmave per te rritur 6864266bb370c
Lajmi i mëparshëm

Në moshën 28-vjeçare, ndahet papritmas nga jeta aktorja e njohur e filmave për të rritur

safije sadiku shahini keto jane projektet qe ministria e sportit perkrah ne komunat shqiptare 68642aa5d4da4
Lajmi i radhës

Safije Sadiku Shahini: Këto janë projektet që Ministria e Sportit përkrah në komunat shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë