sabrina carpenter ndryshon pamjen per setin fotografik te revistes perfect 69da4f8233bfb

Sabrina Carpenter ndryshon pamjen për setin fotografik të revistës “Perfect”

April 11, 2026
1 minut lexim

Sabrina Carpenter ka surprizuar fansat me një ndryshim të papritur në pamje, duke hequr dorë nga flokët e saj karakteristike bionde për një set fotografik retro, ku u shfaq brune dhe pothuajse e panjohur.

Në fotografitë e publikuara për revistën Perfect, këngëtarja 26-vjeçare pozon me disa stile të frymëzuara nga vitet e 60-ta, duke përfshirë veshje me motive klasike dhe një paruke të gjatë të zezë.

Transformimi i saj vjen në një periudhë të rëndësishme për karrierën, teksa ajo po përgatitet për projektet e reja në ekran dhe muzikë, shkruan DailyMail.

Image

Sabrina Carpenter

Paralelisht, Sabrina po përgatitet për një nga momentet më të mëdha të karrierës së saj: të jetë kryesuese e Festivalit Coachella, ku do të performojë përpara rreth 125 mijë fansave në Kaliforninë Jugore.

Ajo ka treguar se planifikimet për këtë shfaqje kanë nisur muaj më parë dhe e ka cilësuar si projektin më ambicioz deri tani.

Image

Sabrina Carpenter

Artistja kujtoi edhe paraqitjen e saj në Coachella në vitin 2024, kur performoi në të njëjtën ditë që publikoi hitin “Espresso”, duke e bërë rikthimin në festival edhe më të veçantë për të. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perjashtimet nga seancat plenare deputetet e pd padi ne gjykaten administrative te tiranes kerkojne 69da4de1b8ed3
Lajmi i mëparshëm

Përjashtimet nga seancat plenare/ Deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, kërkojnë…

nikolloski kater oferta per autobuset elektrike pritet vleresimi pas festave te pashkeve 69da55a378f8a
Lajmi i radhës

Nikolloski: Katër oferta për autobusët elektrikë, pritet vlerësimi pas festave të Pashkëve

Të fundit nga

ShkoLartë